Kjo është deklarata e Rafet Prekazit

07 shtator 2018 | 12:14

Përfaqësuesja e Kosovës U21 sonte do të luajë ndaj Irlandë. Ndeshja zhvillohet në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë nga ora 19:00.

“Atmosfera në ekip është si gjithherë shumë e mirë. Këta djem e dinë se për Kosovën duhet ta japin 120 përqindëshin dhe lojërat e pëlqyeshme që i kemi bërë deri më tash kanë ardhur si rezultat i lojës kolektive. Tash jemi më kualitativ se sa në ndeshjen e parë, por tani edhe Irlanda na njeh më mirë. Edhe pse irlandezët janë një pozitë më lartë në renditje, falë lojërave të mira që kanë bërë kjo gjeneratë, tani çdo kundërshtar ka respekt të madh për ne”, ka thënë Rafet Prekazi, trajneri i Kosovës.

“Normalisht se në këto kualifikime të gjitha ekipet janë të forta dhe mund të na mposhtin, por për ta bërë këtë do ta kenë mjaft të vështirë, pasi kemi dëshmuar se kemi cilësi dhe kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris se koha po punon për futbollin e Kosovës”, ka deklaruar Prekazi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas Përfaqësueses A të Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, sonte…