Kjo është dhurata që Macroni ia bëri Kurtit dje në Paris (Foto)

24 qershor 2021 | 11:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se çfarë dhurate ka marrë dje nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron.

Kurti ka postuar në llogarinë e vet në “Instagram”  dhuratën që ka pranuar nga presidenti Macron.

“Dhurata nderuese e presidentit Macron në fund të takimit dhe vizitës së djeshme në Paris”, ka shkruar  Kurti.

Presidenti i Francës ka pritur dje në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka biseduar për raportet ndërshtetërore dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme, Salma Hayek, pretendon se gjoksi i saj…