Kjo është domethënia e sloganit të PDK-së

13 janar 2021 | 16:18

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zbërthyer sloganin e kësaj partie me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoxhaj ka thënë se slogani “Rimëkëmbje” ndërlidhet me UÇK-në dhe PDK-në.

“RIMËKËMBJE! Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për rimëkëmbje. Ne do ta rimëkëmbim ekonominë, shëndetësinë, rendin dhe ligjin, politikën e jashtme, arsimin dhe marrëdhëniet me miqtë, që u rrënuan nga 6 tetori 2019! UÇK-ja ishte themeli i rimëkëmbjes tonë kombëtare. PDK-ja është themeli i shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes së Republikës së Kosovës. Bashkë do ta rimëkëmbim Kosovën. #PDK #Rimëkëmbje”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka prezantuar përforcimet e bëra.…