Liria prezanton përforcimet

13 janar 2021 | 16:08

Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka prezantuar përforcimet e bëra.

Bëhet fjalë për Martin Kovachev, qendërmbrojtës (Makedonija G.Petrov), Miljan Vlaisavljeviç, mesfushor krahu/sulmues, e Borislav Bladzhiyski, mesfushor. Nga Ballkani kthehen portieri Armend Rugji,  mesfushori Roni Gashi dhe sulmuesi i krahut, Liridon Fetahaj. Albin Berisha, ka vazhduar huazimin nga Ballkani edhe për pjesën pranverore.

“Pritet që ditët në vijim të vijnë një qendërsulmues dhe një mbrojtës”, ka thënë kryetari i klubit Qemal Krasniqi.

Nga klubi me marrëveshje janë liruar Diar Mustafa, Egzon Krasniqi, Blazho Igumanoviq, Ardian Hoti dhe Jetlir Berisha (i huazuar në FC Prizreni).

Liria nga 7 janari ka nis fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror, kurse në fund të muajit udhëton më Durrës për përgatitje dy javore.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatit të Popullit përmes një deklarate për media ka folur…