Kjo është pasuria e ministrit Hekuran Murati

29 qershor 2021 | 13:35

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Sipas deklarimit të bërë në këtë agjenci Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka në pronësi një banesë në vlere prej 41.000 eurosh, si dhe një tokë në vlerë 23,000.00, raporton “Epoka e re”.

Ai po ashtu posedon dhe aksione në “Tesla Inc”, “Allianz SE”, “Volkswagen AG”, si dhe “Netflix Inc.”.

Ndërkaq, vlera e makinës e deklaruar në AAK, sipas Muratit, është 3,100.00.

Murati ka deklaruar para të gatshme në PCB 8,010.00, si dhe RBKO  1,260.00.

Hekuran Murati

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një komunikim për mediat…