Kjo është rezoluta e LDK-së për kufizimin e rritjes së çmimeve

30 qershor 2022 | 16:44

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka publikuar një rezolutë që është propozuar në Kuvend nga debati i sotëm për kufizimin e rritjes së çmimeve.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye që kjo rezolutë të mos përkrahet.

“Kjo është rezoluta e propozuar në Kuvend nga debati i sotëm për të kufizuar rritjen e çmimeve. Nuk ka asnjë arsye që të mos përkrahet. 1. Të reduktohet akciza dhe norma e TVSh-së për derivate, për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. 2. Të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së për tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të masës edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "REZOLUTE Të reduktohet akciza dhe norma e TVSh-sẽ per derivate, per tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi të mases edhe per tre (3) muaj tjerë, varesisht nga zhvillimet nẽ tregjet ndërkombetare. 2. Të zgjerohet lista e produkteve të domosdoshme me norme të reduktuar të TVSh-sẽ per tre (3) muaj, me mundësi vazhdimi te mases edhe për tre (3) muaj tjerë, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombètare"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është gjithçka e zyrtarizuar. Kristjan Asllani është futbollisti më…