Kristjan Asllani i bashkohet Interit

30 qershor 2022 | 16:44

Tashmë është gjithçka e zyrtarizuar. Kristjan Asllani është futbollisti më i ri i Interit. Kjo u bë zyrtare nga vet klubi zikaltër përmes një postimi në profilin e tyre në “Twitter”.

Futbollisti shqiptar mori vëmendjen e Interit pas një sezoni të mirë me Empolin.

Asllani prej marsit të këtij viti iu bashkua edhe ekipit A të Shqipërisë, ndërsa deri tani ka bërë katër paraqitje.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Malishevës në mbledhjen e mbajtur të enjten…