Kjo është shuma që e ndan Qeveria për hendbollin

20 dhjetor 2018 | 17:12

Federata e Hendbollit të Kosovës me rastin e 65-vjetorit të themelimit, ka marr një lajm të mirë nga Ramush Haradinaj, kryeministër i Republikës së Kosovës.

300 mijë euro është shuma që i ka ndarë Qeveria e Kosovës për Federatën e Hendbollit në vitin 2019.

“Ngjarja juaj e sotme, e 65 vjetorit të Federatës së Hendbollit të Kosovës edhe për mua është shumë domethënëse. Me Rregulloren e re të kategorizimit, në 2019-ën buxheti do të shkojë deri në 300 mijë euro që Qeveria ia ka ndarë Federatës së Hendbollit të Kosovës, buxhet ky që në vitin 2018 ka qenë 230 mijë euro”, ka thënë Haradinaj, i cili beson se hendbolli i Kosovës do të arrijë suksese kulminante në arenën ndërkombëtare.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë,…