Kjo është shuma që kërkon Reali për Balen

11 prill 2019 | 16:43

Drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur të ulin kërkesat për lirimin e uellsianit Gareth Bale në fund të këtij edicioni.

Gazeta spanjolle “Marca” ka njoftuar të enjten se Reali ka vendosur të kërkojë 70 milionë euro dëmshpërblim për Balen. Ky i fundit, pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Madridi, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë edicion. Bale 29-vjeçar, këtë edicion ka shënuar 14 gola në 38 ndeshje kurse me Realin ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai te Reali është transferuar nga Tottenhami për 101 milionë euro dëmshpërblim para fillimit të edicionit 2013/14. Interesim për transferimin e reprezentuesit të Uellsit, ka treguar skuadra e Manchester Unitedit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo doli në publik për herë të parë me të…