Kjo është skuadra e re e David Silvas

18 gusht 2020 | 13:03

Pak orë pasi u përshëndet me skuadrën e Manchester City, David Silva është zyrtarizuar në La Liga.

Mesfushori spanjoll ka nënshkruar me skuadrën e Real Sociedad. Silva ishte afër marrëveshjes me Lazio, por duket se gjithçka ka ndryshuar në minutat e fundit.

Silva ka nënshkruar marrëveshje të vlefshme deri në vitin 2022. Ai kaloi te skuadra e Sociedad si transfer i lirë, pasi kontrata me Man City ishte e skaduar. Transferimi i Silva te Sociedad vjen si befasi, pasi lojtari veçse kishte marrëveshje personale me Lazio për kontratë tri vjeçare, madje thuhet se ishin caktuar edhe testet mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje për…