Kjo javë do të jetë vendimtare për demarkacionin

11 mars 22:47

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka bërë me dije se kjo javë do të jetë vendimtare për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka shprehur optimizëm se gjatë kësaj jave Kuvendi i Kosovës do ta ratifikojë demarkacionin. Lekaj ka thënë se pret reflektim pozitiv nga Lista Serbe, Lëvizja Vetëvendosje si dhe nga deputetët e dorëhequr të Vetëvendosjes.

Lekaj, i cili mban post ministri në Qeverinë Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë që koalicioni qeverisës të bëjë kompromise në dëm të Kosovës me Listën Serbe në këmbim të votave për demarkacionin.

Sipas tij, pas të gjeturave të komisionit Bulliqi dhe marrëveshjes së dy presidentëve, nuk duhet të ketë hezitim për ta votuar demarkacionin.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së hënës të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike,…