Kjo pritet të jetë e ardhmja e Lukakut

27 mars 2024 | 15:40

E ardhmja e Romelu Lukakut është në dyshim. Sulmuesit belg i përfundon periudha e huazimit te Roma në verë dhe duhet të kthehet te Chelsea, klub i cili ka kartonin e tij.

Lukaku duhet të gjejë një destinacion, qoftë Arabia Saudite apo ndonjë klub tjetër evropian, që do ta paguajë atë mbi 10 milionë neto në vit, ashtu edhe kostot e transferimit.

Roma mund të bëjë ndonjë lëvizje në verë, duke qenë se Friedkins ka pasuri mjaft të madhe. Megjithatë, nga ana menaxheriale, ashtu edhe nga pikëpamja e kostos, duket vërtet një operacion shumë i vështirë. Një mundësi e mirë mbetet një tjetër huazim, nëse Chelsea është dakord.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…