Klan Kosova: Peci e harron letërnjoftimin në Prishtinë, i shtyhet votimi në Mitrovicë

09 nëntor 2025 | 14:13

Kishte planifikuar që të votonte në orën 10:00, por kandidatit të LVV-Guxo Faton Pecit, iu shtye votimi.

Ai e kishte harruar letërnjoftimin në Prishtinë dhe për këtë arsye Peci, ishte dashur të vinte deri në kreqytet që ta merrte dokumentin identifikues dhe të kthehej për të votuar.

Kështu bëri të ditur Klan Kosova, nga Mitrovica.

Në rundin e dytë, kandidati i LVV Guxo, Faton Peci, përballen me nënkryetarin aktual njëherësh kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin.

Mitrovica e Jugut, është komuna e cila ka marrë thuajse vëmendjen kryesore gjatë këtyre zgjedhjeve.

Gazetari Flamur Gajtani, raporton se fillimisht votimi i Faton Pecit ishte aranzhuar në ora 10:00, por për arsye teknik votimi u shtye.

“Arsyeja se pse u shtye votimi është se z. Peci e ka pasur letërnjoftimin në Prishtinë dhe për këtë arsye ishte dashur që të shkonte në Prishtinë e ta merrte letërnjoftimin e të kthehej për të votuar”, u shpreh Gajtani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i…