KLINA NË DHEMBJEN E PRILLIT

04 prill 2023 | 19:40

Në 24 vjetorin e masakrës së Kralanit, sot, bashkë me kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi, bashkëpunëtorë të komunës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të të rënëve dhe të pagjeturve të luftës dhe qytetarë kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur kurora lulesh pranë memorialit të martirëve dhe të pagjeturve të luftës dhe memoriali i martirëve të familjes Dushi në Klinë.

Në shenjë kujtimi e nderimi për të rënët për liri e të pagjeturit e luftës, homazhe kemi bërë edhe te memorialet e martirëve dhe të pagjeturve në Kralan, Pastasel dhe Izbicë, ku pushtuesit serb kryen masakra jonjerëzore, duke vrarë e masakruar civilë të pafajshëm e të pambrojtur.

Njëzetë e katër vite pas kësaj ngjarje të tmerrshme, dhimbjet e familjarëve dhe tonat sa vijnë e shtohen, si për mallin që kemi për martirët e kombit ashtu edhe për arsyen se ende nuk është zbardhur fati i të pagjeturve e ende askush nga kriminelët serbë nuk është vënë para drejtësisë.

Të pagjeturit e luftës dhe masakrat e kryera nga shteti gjakatar serb janë plagë e hapur për shoqërinë tonë, janë dhimbja jonë. Kryesit e këtyre masakrave duhet të vihen para drejtësisë dhe fati i të pagjeturve duhet të ndriçohet.

LAVDI TË RËNËVE PËR LIRI!

Zenun Elezaj, kryetar i Klinës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Raportet njerëzore të një hapsire, të një shteti,…