Klinaku: Ata që ishin dhe janë kundër UÇK-së do ta kenë vendin në plehun e historisë

13 qershor 2022 | 11:43

Organizata e Veteranëve të Luftës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pasi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Në 23-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se nëse nuk je për UÇK-në, është e vetëkuptueshme se je kundër saj.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë historinë, e ata që ishin dhe janë kundër saj, do ta kenë vendin në plehun e historisë. Janë nderuar e nderohen antivlerat dhe janë mohuar e mohohen vlerat, sepse UÇK dhe pjesëtarët e saj kanë sfida në Kosovën Ahtisaariane, por e kaluara na ka mësuar se pa marrë parasysh sfidat, vlerat do të triumfojnë”, ka thënë Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Milaim Zeka ka kritikuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla,…