Klinaku, Petrovcit: Pa Hashim Thaçin, Kosova nuk do të ishte republikë

26 mars 2024 | 12:10

Faton Klinaku i OVL e UÇK-së, ka reaguar ndaj Enver Petrovcit, i cili ka thënë se “njerëzit e luftës i njohim falë luftës” sepse në të kundërtën ka parashikuar ai “do të ishin vetëm mësues e badigardë”.

Klinaku ka thënë se pa luftën e UÇK-së dhe pa vendosshmërinë e Hashim Thaçit, Kosova nuk do të ishte as e lirë e as shtet i pavarur.

“Po t’mos bëhej lufta çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja, dhe po t’mos ishte vendosmëria e Hashim Thaçit në Rambuje, vendi ynë nuk do t’ishte Republikë e që besa as Krahinë Socialiste Autonome e Kosovës. E, njerëzit si Enver Petrovci nuk do t’mërziteshin për popullin e robëruar, vetëm e vetëm që t’përfitonin me rolet e ‘Gllumacit’ në një treg më të madh të quajtur Jugosllavi. Politikanët dhe diplomatët e huaj e kanë quajtur diplomat njeriun e proceseve të arritura deri më tani në Kosovë. E ata që na qenkan gjoja të shkolluar, le ta bëjnë dallimin në mes të politikanit dhe diplomatit”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë miliardë e 400 milionë euro janë asetet e bankave…