Klinaku: Specialja vazhdon spektaklet e saj, arreston njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë

17 prill 2024 | 11:03

Kryetari në detyrë i OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar për arrestimin e Fahri Fazliut të ri nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë.

“Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar. Krimin që po e bën ZPS, herëdokur do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Sipas burimeve të gazetës “Epoka e re”, ai po mbahet në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë dhe familjarët janë në pritje të lirimit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar xhudistin…