Klinika Emergjente: 776 pacientë morën ndihmë mjekësore për katër ditë

19 prill 2022 | 14:52

776 pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore emergjente brenda katër ditëve të fundit, në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 101 pacientë janë pranuar në klinikat kirurgjike, internistike dhe mjekim intensiv, për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Ndërkaq 98 raste kanë marrë trajtim mjekësor pas aksidenteve të ndryshme në komunikacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi janë nderuar me një tjetër…