Klinika Infektive: Dy në gjendje të rëndë, 36 po trajtohen, nëntë do të lirohen

29 prill 2020 | 09:53

Klinika Infektive ka njoftuar sot se në klinikë janë të shtrirë 36 pacientë të infektuar me Covid-19.

28 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Siç njofton infektologia Sadije Nimani, raportin e së cilës e ka publikuar QKUK-ja në “Facebook”, në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. “Sot nga klinika do të lirohen 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndër kushtet që shkencëtarët kërkojnë për të përcaktuar rihapjen…