Klinsmanni: Interi nuk ka asgjë për të humbur

08 mars 2022 | 11:58

Ish-sulmuesi i Gjermanisë dhe ish-sulmuesi i Interit, Jurgen Klinsmann ka folur për “La Gazzetta dello Sport” lidhur me ndeshjen e sotme midis Liverpoolit dhe Interit.

“Ekziston gjithmonë mundësia, gjëra të pamundura kanë ndodhur gjithmonë në futboll gjatë 90 minutave. Interi nuk ka asgjë për të humbur dhe është në gjendjen më të mirë për të provuar të pamundurën”, ka thënë Klinsmann.

“Ndeshjen e parë i mungoi vetëm goli, pasi lojën e menaxhuan më së miri. Mënyra se si do të ndeshen sot ndaj Liverpoolit do t’i ndihmojë për rrugëtimin deri në fundin e sezonit. Nuk ka rëndësi fitore apo humbje, Interi duhet të provojë maksimumin sot”, ka shtuar Klinsmann.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në mbrëmje luhet ndeshja e madhe e Ligës së…