Klitschko pritet të rikthehet në ring, kundërshtar Joshua

21 nëntor 2018 | 11:58

Vazhdimisht po shtohen zërat për një rikthim të mundshëm të boksierit ukrainas Wladimir Klitschko në ring që duket se është gati ta zhvillojë revanshin me kampionin e botës në peshën e rëndë Anthony Joshua.

Por ish-menaxheri i Klitschkos, Bernd Boente, ka thënë se ukrainasi nuk ka për t’u rikthyer në ring, deklaratë që duket se është hedhur poshtë nga vetë ish-kampioni i botës.

Wladimir Klitschko në një mesazh në rrjetet sociale shkruan: “Që kur jam tërhequr nga sporti, unë dhe vëllai im kemi qenë aktivë në fusha të ndryshme të jetës. Por asnjëri nga ne nuk ka nevojë për një menaxher personal”. Joshua e Klitschko kanë dueluar në prill të 2017-s, në “Wembley”, me britanikun që fitoi me “KO teknik” sfidën e parë, ndërkohë që kjo ishte sfida e fundit e ukrainasit, që më pas u tërhoq nga sporti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar të…