Klopp: Atalanta e meritoi kualifikimin

19 prill 2024 | 12:19

Trajneri Jurgen Klopp ka thënë se Atalantës e ka merituar kualifikimin tutje në Ligën e Evropës. Strategu gjerman ka thënë se tash e tutje “Reds” duhet të mendojnë për titullin në Premier Ligë.

“Atalanta e meritoi të kalonte më tej. Kur fiton 3-1 pas dy ndeshjeve do të thotë që e meritojnë. Ishte e vështirë të përmbysim rezultatin pas humbjes së parë. Kjo ishte ndeshja ime e fundit evropiane me Liverpoolin, tani do të mendojmë për Premier Ligë, ku janë tre skuadra në garë për titullin kampion”, ka thënë Klopp.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e premte) shënohet 25 vjetori i rënies në altarin…