Klopp, pas fitores ndaj Burnleyt: Zhvilluam një ndeshje të madhe

20 maj 2021 | 10:29

Liverpool nuk gaboi përballë Burnley, fitoi 0-3 në transfertë dhe tani renditet në vendin e katërt në kampionat. Sfida e fundit zhvillohet në “Anfield” me Crystal Palace dhe ekipi i Jurgen Klopp është tre pikë larg sigurimit të një bilete për në Champions League.

Trajneri gjerman vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. “Duhet të fitonim me çdo kusht. Zhvilluam një ndeshje të madhe. Nuk ishte e thjeshtë të ruanim portën të paprekur, pasi Burnley është një skuadër e fortë fizikisht.

Ata kanë cilësi të mira, është pothuajse e pamundur të mos i lejosh të krijojnë raste të rrezikshme për gol. Ndërtuam shumë, por ia dolëm të zhbllokonim ndeshjen vetëm në fundin e pjesës së parë. Firminho realizoi një gol të shkëlqyer, por jam i kënaqur edhe për Oxlade-Chamberlain.

Edhe ai shënoi një gol të bukur, e meritonte këtë gëzim. U treguam të aftë, zhvilluam një futboll të bukur. Krijuam shumë aksione, kështu që të gjithë djemtë meritojnë komplimente“, deklaroi timonieri i Liverpool.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane do të largohet nga Tottenham në fund të…