Klopp: Të gjithë prisnin finalen Barcelona – City

10 maj 2019 | 18:31

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, po ndihet krenar me suksesin e arritur me skuadrën angleze në Ligën e Kampionëve.

“Reds” e humbën ndeshjen e parë nga Barcelona 3-0, kurse në ndeshjen e dytë arritën të fitojnë 4-0 dhe u kualifikuan në finale.

“Të gjithë janë duke u marrë me ndeshjen ndaj Barcelonës. Më kanë ardhur miliona mesazhe për këtë ndeshje, po asnjë për atë ndeshje që kemi ndaj Wolvesit në kampionat. Duhet të përqendrohemi te kjo ndeshje, e cila në asnjë nuk e zvogëlon atë që kemi bërë ndaj Barcelonës. Sigurisht ishte një nga momentet më të bukura të historisë së futbollit, jo vetëm për Liverpulin. Tani le të përqendrohemi te ndeshja e radhës”, ka thënë Klopp.

Sipas tij, jo gjithmonë paratë sjellin suksesin. “Njerëzit flasin shumë për paratë, por nuk vlen vetëm ajo. Vetëm shikoni se si Tottenhami e kaloi verën e kaluar, pa blerë asnjë lojtar. Ne arritëm në finale se ishte dëshira jonë dhe e donim shumë atë. Të gjithë do ta prisnin finalen Barcelona – City”, ka shtuar Klopp.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parada ushtarake e Serbisë që është mbajtur sot në Nish,…