Klopp: Van Dijki e meriton ‘Topin e Artë’

26 nëntor 2019 | 11:45

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se qendërmbrojtësi Virgil van Dijk e meriton “Topin e Artë”. Futbollisti holandez së bashku me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë tre kandidatët kryesorë për “Topin e Artë” këtë sezon.

Tekniku gjerman ka thënë se Van Dijk e meriton pasi ka qenë lojtari më i mirë në sezonin e kaluar.

“Nëse ‘Topin e Artë’ e meriton lojtari më i mirë i gjeneratës, atëherë duhet t’ia japësh Lionel Messit. Por, nëse e meriton lojtari më i mirë në sezonin e kaluar, atëherë e meriton Virgil van Dijk. Nuk e di si funksionon, mirëpo do të shohim”, deklaroi ai. Liverpool po vazhdon në formën e duhur dhe ende nuk di për humbje në kampionatin anglez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat pro demokratike në Hong Kong korrën një fitore të…