Kloppi: Do të rikthehem në Gjermani

15 korrik 2020 | 11:11

Jurgen Klopp është momentalisht trajneri më i mirë në botë, pasi po fiton gjithçka me Liverpoolin. Megjithatë, së fundmi ai ka folur për largimin, duke deklaruar se do të marrë një vit pushim pasi ta mbyllë përvojën në “Anfield”.

Por, deri atëherë do t’i respektojë edhe vitet që i kanë mbetur tek ekipi aktual, pasi kontrata i skadon në 2024-n.

“Liverpooli është një klub i jashtëzakonshëm, kështu që do të organizojmë një festë të çmendur për fitimin e titullit. Kemi qenë të suksesshëm këto 2.5 vitet e fundit, sepse ky grup përbëhet nga persona të jashtëzakonshëm. Kur ta përfundoj karrierën time, me shumë mundësi do të vij të jetoj në Mainz. Pas Liverpoolit nuk dua të bëj asgjë për një vit, edhe pse pas pesë vjetësh bota mund të jetë shumë e ndryshme”, ka thënë Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 23-vjeçare ka ndërruar jetën në Spitalin Infektiv në Tiranë.…