Kloppi: Paraqitje e mirë, por rezultati zhgënjyes

02 maj 2019 | 11:51

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se është shumë i kënaqur me performancën e ekipit të tij, megjithatë jo edhe me rezultatin.

Ekipi i tij pësoi humbje prej 3 me 0 në “Camp Nou” nga Barcelona, me golat e shënuar nga Suarez dhe dy herë shënoi Leo Messi.

“Futbolli është kështu. Nuk merrni grada, vetëm rezultate të vështira. Gjithçka ka të bëjë në shënimin e golave. Performanca ishte shumë e mirë, djemtë luajtën një super ndeshje. Kundër një ekipi si Barcelona disa momente janë të mjaftueshme për t’i dhënë mundësi të mira. Jam shumë i lumtur me performancën, por jo shumë i lumtur me rezultatin, por duhet ta pranojmë këtë”, ka thënë Klopp.

“Nuk e di nëse mund të luajmë më mirë se aq, të jem i sinqertë. Por, ne do të luajmë sërish. Nuk ka festë në zhveshtore, kjo është e sigurt. Nuk ia kemi lehtësuar jetën vetes me rezultatin, por luajmë pas tre ditësh me Newcastle dhe ajo ka më shumë rëndësi”, ka deklaruar Klopp.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori 2019 në Moto GP do të nisë këtë fundjavë…