Kloppi për përballjen me Haalandin: Duhet të sigurohemi që ai të mos ketë shumë topa

14 tetor 2022 | 12:12

Jurgen Klopp ka folur për përballjen që skuadra e tij do ta ketë ndaj Manchester Cityt të dielën.

Ndonëse kjo sfidë është konsideruar gjithnjë e fortë dhe e paparashikueshme, tashmë për Kloppi është shtuar edhe një pikë tjetër rreziku.

Bëhet fjalë për Erling Haaland që po kalon në një formë fantastike këtë sezon.

Në nëntë ndeshje, norvegjezi ka arritur të shënojë 15 gola.

Duke e parë këtë rendiment fantastik, Kloppi ka thënë se duhet të kujdesen që të mos ketë shumë topa për të, ndërkaq tha se City ka edhe lojtarë të tjerë të rrezikshëm.

“Kur luan kundër sulmuesit më të mirë në botë për momentin, duhet të sigurohesh që ai të mos marrë shumë topa. Por, Man City ka lojtarë të tjerë të klasit botëror. Është një problem futbolli dhe ne përpiqemi të gjejmë zgjidhje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci…