Kloppi: Për titull duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet

02 shkurt 2024 | 15:09

Liverpooli kryeson Premier Ligë dhe këtë fundjavë ka një përballje të vështirë ndaj Arsenalit në Londër. Një sfidë delikate për “Reds”, por kjo nuk tremb trajnerin Jurgen Klopp, që i ka idetë e qarta në lidhje me titullin.

“Nëse duam të mposhtim Manchester City dhe të fitojmë kampionatin na duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, sepse kjo është ajo që bëjnë rivalët tanë. Ata i fitojnë të gjitha”, ka thënë Klopp. “Kjo është Premier Liga, kjo është koha e Manchester Cityt, që po dominon prej disa sezonesh. Ata mund të thonë se nuk janë duke bërë sezonin e tyre më të mirë, por janë aty ku janë. Ata janë dy pikë prapa nesh”, u shpreh më tej trajneri gjerman.

“Ne thjesht duhet të përpiqemi të luajmë sezonin më të mirë. Kur përballemi me ta, duhet t’i mposhtim ata. Kjo vlen edhe për Arsenal, pasi edhe ata janë shumë pranë nesh në renditje. Ne do të përpiqemi ta bëjmë sa më të vështirë që të jetë e mundur sezonin për rivalët tanë dhe të fitojmë. golat e minutave të fundit? Pesë zëvendësimet të ndihmojnë të hedhësh forca të freskëta në fushë dhe ne përfitojmë nga ky fakt”, ka deklaruar Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka liruar nga detyra drejtorin…