Klubi i La Liga përjashtohet nga Evropa
UEFA përjashtoi nga Evropa (ishte kualifikuar në Ligën e Konferencës) skuadrën e Osassunas për arsye të përvetësimit, deklarimeve të rreme dhe korrupsionit. Komiteti i Apelit i ka kthyer përgjigje negative spanjollëve, duke lënë kështu në fuqi vendimin e parë. Në këto kushte, Osassuna sheh si dritë shpëtimi vetëm CAS në Lozanë.
“Komiteti i Apelit i UEFA-s vendosi sot të përjashtojë klubin Atletico Osasuna nga Conference League për sezonin 2023/2024, duke përsëritur vendimin fillestar të inspektorëve nga Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s. Klubi Atletico Osasuna nuk pajtohet plotësisht me kriteret e UEFA-s apo hetimin e kryer dhe i vjen keq për mesazhin e gabuar që UEFA po i dërgon botës së futbollit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet ligjore që kemi në dispozicion për të kundërshtuar UEFA-n dhe për t’i dhënë fund asaj që ne e konsiderojmë një shkelje të rëndë të të drejtave tona”, ka njoftuar Osassuna.