Klubi i madh italian e dëshiron Icardin

23 mars 2021 | 13:26

Që pas transferimit të tij në Francë tek PSG-ja, Mauro Icardi duket se e ka humbur shkëlqimin e tij.

Kalimi në kampionatin francez bëri bujë dhe pritej që Icardi të shpërthente me skuadrën parisiene, por performancat fantastike të Mbappe e kanë lënë nën hije argjentinasin.

Pas Milani dhe Juventusit  që kanë shfaqur interesim konkret për transferimin e tij, në garë është futur dhe Roma, e cila e sheh si zëvendësuesin ideal të Dzekos, me boshnjakun që këtë sezon me shumë mundësi do të largohet nga verdhekuqtë.

Marrëveshja me PSG-n mund të arrihet me anë të një huazimi me të drejtë blerje, por situata është e ndërlikuar pasi sulmuesi argjentinas u ble për shifrën e 70 milion eurove, dhe PSG-ja nuk ka ndërmend të dalë e humbur nga ky transferim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorenc Gordani, këshilltar për çështjet e energjisë pranë delegacionit të…