Klubi i Prodhuesve: Kompania sllovene keqpërdori imazhin e kompanisë Fluidi

19 nëntor 2019 | 11:58

Klubi i Prodhuesve të Kosovës me anë të një komunikate ka reaguar ndaj siç thuhet ‘ keqpërdorimit të imazhit të kompanisë Fluidi nga kompania sllovene Promax Stav’.

Sipas Klubit të Prodhuesve kompania sllovene ka keqpërdorur ambalazhin e produktit Jaffa Champion të kompanisë Fluidi duke e dëmtuar reputacionin dhe duke e lidhur me veprime që nuk kanë të bëjnë aspak me kompaninë Fluidi.

“Kompania sllovene ka blerë produktet e Jaffa Champion në Maqedoni, paketimet të cilat më pas i ka zbrazur duke i mbushur me duhan dhe rërë dhe më pas ka bërë kontrabandimin e tyre drejt shteteve të Evropës”, thuhet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja e njohur Serena Williams të dielën ka festuar dyvjetorin…