Klubi madh evropian në garë për Zidane

18 nëntor 2021 | 16:11

Në skuadrën e madhe franceze, PSG kanë filluar të mendojnë për strategun e njohur Zinedine Zidane. Sipas “Le 10Sport”, ish-lojtari dhe trajneri i Realit të Madridit është i përzgjedhuri i drejtorit Leonardo dhe i presidentit Al Khelaifi.

Zidane nuk do të nxitohet dhe u ka thënë të gjithëve se do të pushojnë deri në fundin e sezonit. Manchester United është skuadra tjetër e interesuar për strategun francez për të zëvendësuar Solskjaer.

Nga Anglia bëjnë me dije që ai e ka refuzuar ofertën e parë. Cristiano Ronaldo po këmbëngul që të takohet sërish me ish-trajnerin e tij dhe ta bindë që të ulet në stolin e “Old Trafford”, por oferta e PSG-së mund të tundojë francezin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elhami Shabani, Fortesa Orana dhe Ylli Cenaj janë eliminuar nga…