KMDLNj-ja: Shaban Shala meriton më shumë respekt

09 janar 2019 | 14:12

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) nëpërmjet një komunikate për medie ka shprehur shqetësimin se edhe pse kanë kaluar shtatë vjet nga ndarja nga jeta e gjeneralmajor Shaban Shala, varri i tij ka mbetur i parregulluar.

Ky këshill ka theksuar se gjeneralmajor Shala meriton më shumë respekt nga të gjithë, veçanërisht nga institucionet shtetërore.

“Vendi ku prehet gjeneralmajor Shaban Shala ka mbetur nën përkujdesjen familjarëve, miqve dhe shokëve ndonëse kjo duhet të jetë nën përkujdesje të Agjensionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe i cili, deri më tani ka dështuar në rastin e gjeneralmajorit Shaban Shala”, ka përkujtuar KMDLNj-ja.

KMDLNj-ja këtë moskujdes e konsideron si neglizhim institucional dhe përgjegjësi shtetërore, aq më parë që gjeneralmajor Shaban Shala, që nga fillimi ka qenë aktivist politik, aktivist për të drejtat e njeriut dhe epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nëse brenda një afati të caktuar kohorë, institucionet shtetërore nuk ndërmarrin veprime të duhura për trajtimin me respekt dhe bazuar në merita të lokacionit ku prehet gjeneralmajor Shaban Shala, KMDLNJ do të thërrasë shokët, miqtë dhe dashamirët e gjeneralmajorit që me kontributin e tyre ta rregullojnë varrin e tij, duke e konsideruar si kontribut simbolik në përputhje me sakrificën e Shalës”, ka bërë me dije KMDLNj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, përmes një postimi…