KMDLNj: Refuzimi për të shërbyer pjesëtarët e komuniteteve në lokale, racizëm i kulluar

22 nëntor 2021 | 13:12

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me pretendimet se disa lokale të gastronomisë në Gjakovë kanë refuzuar t’i shërbejnë disa personave të komuniteteve.

Përmes një reagimi, KMDLNj ka kërkuar hetime të shpejta nga Policia e Kosovës për këtë rast.

“Nëse pohimet publike të ministrit Krasniqi vërtetohen nga Policia e Kosovës atëherë këto raste mund të cilësohen si racizëm i kulluar apo diskriminim në baza raciale. Për fat të mirë, në Kosovë, përkundër shumë vështirësive dhe problemeve, kryesisht për shkak të situatës së rëndë ekonomike, pikërisht pjesëtarët e komuniteteve, sidomos të komunitetit romë, egjiptasë dhe ashkalinjë kanë mbetur pa arsimim të nevojshëm prandaj edhe shkalla e papunësisë te këto komunitete është më e larta në Kosovë, mirëpo nuk ka pasur diskriminim në baza raciale. Edhe qasja në shërbime publike ka qenë më e vështirësuar. Mirëpo , përkundër problemeve të mëdha me të cilat është përballur ky komunitet e që përmbajtjen e kanë kryesisht të natyrës socio – ekonomike , deri më tani urrejtja apo mosdurimi ndaj këtyre komuniteteve për shkak të përkatësisë etnike të tyre nuk ka qenë e theksuar në Kosovë . Së paku nuk janë raportuar rastet se ndaj tyre po bëhet diskriminimi në baza raciste. Për këtë arsye, KMDLNJ kërkon hetime të shpejta nga Policia e Kosovës për dyshimet publike të ngritura nga ministri Krasniqi për refuzim të shërbimit në disa lokale gastronomike për pjesëtarët e komuniteteve dhe vetëm pas kësaj opinioni në Kosovë, që padyshim është i shqetësuar për këtë, do të informohet drejt”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski e ka fituar çmimin “Golde Player” (Lojtari i…