KMIE diskuton rreth të gjeturave të raportit për Kosovën nga Komisioni Evropian

03 qershor 2019 | 14:05

Sot është mbajtur takimi i rregullt i Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), ku është diskutuar rreth të gjeturave të raportit për Kosovën 2019 nga Komisioni Evropian, Agjendën për Reforma Evropiane dhe programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se raporti i vendit i KE-së ka dhënë vlerësimet për të arriturat në vend, por edhe sfidat që obligojnë në përmirësim.

“Duhet theksuar se disa aspekte të punës sonë, progresit dhe të arriturave nuk janë përfshirë në tërësi, por do t’i përvishemi punës që t’i adresojmë siç duhet. Qeveria e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të përfundojë suksesshëm vendimin për Liberalizimin e Vizave, dhe të shtyejë përpara ambicien e aplikimit për statusin kandidat për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli ishte i pranishëm ditën e…