KMLDNj: Faturimi i rrymës në baza etnike përbën shkelje të të drejtave të njeriut

31 mars 2023 | 15:00

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ka reaguar kundër vendimit të ZRrE-së që pagat të rriten për të gjitha etnitë por jo edhe për atë serbe, duke thënë që ky dallim përbën shkelje të së drejtave të njeriut.

“ZRrE, ashtu siç e kishte paralajmëruar opinionin KMDLNj-ja, dje mori vendim që faturat e rrymës vetëm për shqiptarë dhe jo serbë të rriten afërsisht 15,4 për qind që ishte më shumë se 2.5 për qind nga kërkesa fillestare për rritje të çmimit  të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën e KMLDNj-së.

“Natyrisht se kjo rritje nuk i prekë as edhe për një cent të vetëm serbët të cilët, që nga përfundimi i luftës asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, ujin, mbeturinat dhe shërbimet tjera në ndërkohë që kanë punuar për interes të Serbisë dhe kundër institucioneve të Kosovës. Që nga përfundimi i luftës e deri më sot, me lirimin nga pagesa për këto detyrime për të cilat shqiptarët dhe joserbët, pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike, nëse nuk i kanë paguar me kohë kanë përfunduar në gjykatë apo te përmbaruesi”.

KMLDNj-ja madje akuzoi institucionet që e shesin rrymën duke krijaur mungesë të rreme në treg, teksa e etiketoi kryetarin e ZRrE-së si mashtrues.

“Është e vërtetë që Kosova e shet rrymën vazhdimisht duke shkaktuar mungesë të rreme në treg ndërsa e paguan më shtrenjtë kur përballet me protesta apo paralajmërim të tyre. Kryetari i Bordit të ZRrE është i pasinqertë dhe mashtrues kur sajon arsyetime për shtrenjtim të rrymës dhe e favorizon krimin e organizuar në veri duke ua paguar rrymën e shpenzuar pa asnjë kriter, pa asnjë kufizim dhe pa asnjë reduktim”.

“Kryetari i këtij ekipi plaçkitësish të paskrupullt të buxhetit të shtresave më të rrezikuara në mënyrë flagrante i shkelë të drejtat e njeriut të qytetarëve të Kosovës duke ua lejuar faturimin e  rrymës ekskluzivisht në baza etnike. Në një vend normal, jo që do të shkarkohej por do të hetohej penalisht për diskriminim të qytetarëve. Qeveria e Kosovës, përmes ministrave krejtësisht të padijshëm, përpiqet të heq përgjegjësinë nga kjo ngritje e çmimit të rrymës me arsyetimin se ZRrE  është institucion i pavarur ndonëse nuk ka lënë vend pa i futur hundët dhe pa ushtruar ndikim.

“Diskriminimi i qytetarëve në baza etnike është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe  vepër penale e kjo po ndodh në Kosovë , shqiptarët dhe joserbët janë të detyruar të paguajnë të gjitha faturat (edhe duhet t’i paguajnë) kurse serbët këtë nuk e bëjnë, që nga përfundimi i luftës e deri më tani”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta spanjolle “AS” në Spanjë bën me dije se kapiteni…