Koalicion vetëm me ata që janë për shkëmbim të territoreve

17 gusht 2019 | 06:45

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku, ka thënë se kushti i kësaj partie për të bërë koalicion parazgjedhor me subjektet e tjera politike është për shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Klinaku ka bërë me dije se LB-ja kësaj here do të bëjë koalicion vetëm me ato parti që e përkrahin këtë ide.

Ai ka thënë se shkëmbimi i territoreve është e vetmja rrugë për ta zgjidhur problemin shekullor mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo çështje nuk do të mbyllet derisa nuk zgjidhet përfundimisht.

“Zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe bëhet vetëm përmes ndërrimit të territoreve në bazë të vijave etnike”, ka thënë Klinak.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit…