Koalicioni AAK-Nisma, Berisha: Alternativë për t’i dhënë fund të keqes së madhe që quhet Albin Kurti

19 janar 2024 | 16:14

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka lavdëruar koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Berisha ka thënë se ky opsion politik është alternativa më e arsyeshme për t’i dhënë fund qeverisë Kurti.

“Opsioni politik për qytetarët e Kosovës i afruar nga AAK-NISMA është alternativa më e arsyeshme për t’i dhënë fund të keqes së madhe që quhet Albin. Rreshtimi në një front politik me ata prapa të cilëve flasin veprat, është rrugëtimi më i sigurt për ta kthyer vendin në binaret e integrimit euro-atlantik dhe zhvillimit ekonomik, të cilat po rrezikohen nga një grumbull adoleshentësh të cilët aksidentalisht erdhën në pushtet, me ndihmën e trushpërlarëve dhe atyre që mendimin kritik e kanë të kufizuar, e të cilët ranë viktima të mashtrimit të madh në shkurt të 2021! Koha na ka mësuar se gjërat e mëdha fillojnë nga të voglat, prandaj duhet vullnet dhe guxim për arritjen e qëllimeve të mëdha”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova vazhdojnë dinamikat e…