Koalicioni paralajmëron futjen e PDK-së në qeveri

10 nëntor 2020 | 08:09

Koalicioni që përbën qeverinë ka paralajmëruar hyrjen e PDK-së në qeverinë e Avdullah Hotit pas zhvillimeve të fundit me arrestimet e Tribunalit Special. Zëvendësministri i Brendshëm nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, ka folur për takimet e fundit që janë zhvilluar mes udhëheqësve të institucioneve dhe partive politike në vend.

Ai ka theksuar se është duke u punuar që të krijohet stabilitet politik në vend. “Situata është jo e mirë sa i përket stabilitetit institucional. Po punohet të krijohet stabiliteti politik. Kjo nënkupton se duhet të jemi më praktikë në situatën ku jemi. Për ta zbërthyer i bie se koalicioni duhet të rritet”, është shprehur Berisha.

I pyetur nëse kjo nënkupton përfshirjen e PDK-së në qeverinë që drejton Avdullah Hoti, ai është shprehur: “Pa diskutim hyrjen e PDK-së. Natyrisht se e di edhe ajo. Mendoj se është përgjegjësi e liderëve që të gjejnë një gjuhë që ta tejkalojnë këtë situatë”, tha ai në Klan, duke shtuar se janë kryetarët e partive që duhet t’i japin një zgjidhje kësaj situate.

“Kur do të gjendet zgjidhja nuk e di. Janë kryetarët e partive që duhet t’i japin një zgjidhje kësaj situate”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Përfundon lufta në Nagorno-Karabakh. Sot është firmosur marrëveshja mes Presidentit…