Kocijançiqi: BE-ja shumë shpejtë do t’i ftojë palët në dialog

15 shkurt 2018 | 12:15

Deklarimet publike për vazhdim të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel janë duke vazhduar nga të dyja palët.

Mirëpo, pavarësisht këtyre deklarimeve ende nuk dihet ndonjë datë e saktë se kur do të ketë rifillim të dialogut në mes të dyja vendeve.

Një marrëveshje përfundimtare ndërmjet të dyja vendeve është kërkuar edhe nga Strategjia e Zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë për “arbresh.info” se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini është duke bashkëpunuar me të dy presidentët për normalizim të përgjithshëm të situatës.

“Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini po bashkëpunon me të dy presidentët për normalizim të përgjithshëm të situatës. Të dy presidentët kanë treguar angazhim konstruktiv”, ka thënë ajo.

Kocijançiqi ka bërë me dije se BE-ja shumë shpejtë do t’i ftojë të dyja palët për raundin e dytë të bisedimeve.

“Shumë shpejt BE-ja do t’i ftojë të dyja palët për raundin e dytë të bisedimeve teknike në Bruksel”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur…