Koeman arrin në Barcelonë!

16 gusht 2020 | 21:00

Ronald Koeman është kapur nga kamerat në aeroportin e Barcelonës.

Video është publikuar nga ‘El Chiringuito TV’ në ‘Twitter.

Edhe pse asgjë ende s’ka zyrtare, ky është një sinjal që Koeman mund ta zëvendësojë Quique Setiénin që i ka orët e numëruara në stolin e Barcelonës.

Barça pritet të bëjë ndryshime të mëdha pas humbjes 8-2 nga Bayern Munich, humbja më e thellë në histori në Champions League.

Sido që të jetë, pandemia e COVID-19, mund t’ia kushtëzojë Barcelonës ndryshimin e madh të skuadrës, derisa tashmë po shtohen edhe zërat për një largim të mundshëm të Lionel Messit./express/
https://mobile.twitter.com/elchiringuitotv/status/1295061496238669826?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1295061496238669826%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë nga…