Koeman: Na nevojitet Messi për të fituar tituj

11 janar 2021 | 10:39

Barcelona e mposhti Granadan në udhëtim me rezultat bindës 0-4 falë Messit dhe Griezmannit, të cilët realizuan nga dy gola.

“Ringjallja” e Messit ka lumturuar edhe trajnerin e Barcelonës, Ronald Koemanin, i cili ka thënë se ekipi ka nevojë për argjentinasin për të fituar tituj.

“Lufta për titull duhet të jetë mentalitet i skuadrës. Ekipi po përmirësohet shumë, kishim tri ndeshje jashtë shtëpisë dhe kemi arritur 9 pikë. Ne jemi më shumë të qetë dhe ishim më shumë të koncentruar. Ju duhet të jeni të përulur dhe të vazhdoni të punoni për të përmirësuar. Ishte e rëndësishme ta mbanim portën e paprekur. Kemi nevojë për Leo Messin në mënyrë që të fitojmë tituj”, ka thënë Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza e shkaktuar në ekonomi nga pandemia Covid-19 dhe kufizimet…