Kohfeltdi zëvendëson Van Bommelin te Wolfsburgu

28 tetor 2021 | 11:18

Wolfsburgu gjen pasuesin e Mark Van Bommel, ish-mesfushorit holandez i cili u shkarkua pak ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.

Drejtuesit e ujqërve kanë zgjedhur 39-vjeçarin Florian Kohfeltd i cili nga viti 2017 deri në 2021-n, deri në fund të sezonit të kaluar, drejtoi skuadrën e Werder Bremenit me të cilën gjatë kësaj periudhe mori vetëm 50 fitore në 143 ndeshje dhe në edicionin e shkuar nuk arriti ta evitonte rrëzimin e bardhëjeshilëve në Bundesligën e 2-të.

Kohfeltd ka firmosur deri në vitin 2023 me Wolfsburgun duke marrë postin e Mark Van Bommelit me holandezin që, edhe pse e nisi në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon, u pushua nga puna pas humbjes ndaj Freiburgut duke u bërë trajneri i parë që largohet nga detyra në këtë sezon të Bundesligas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova asnjëherë…