KOK-u dërgon mundësit në rehabilitim pas traumave të pësuara nga tërmeti në Turqi

27 mars 2023 | 16:13

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 24-të të tij, në të cilën u shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

Temë kryesore e diskutimit ishte Asambleja e Punës, e cila mbahet më 31 mars  në Hotel Emerald në Prishtinë. BE konstatoi se të gjitha përgatitjet po shkojnë sipas dinamikës së paraparë.

“BE vendosi të mbështesë mundësit e rinj me dërgimin në një kamp rehabilitimi pas traumave të pësuara gjatë tërmetit në Turqi. Mundësit ndodheshin në Kahramanarash për një turne ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e KOK-ut. Po ashtu, u verifikua edhe një herë lista e bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”. Të njëjtit do të nënshkruajnë kontrata në një ceremoni që do të organizohet nga KOK-u.

U diskutua edhe numri i mundshëm i pjesëmarrjes së sportistëve në Lojërat Evropiane Krakov dhe Malopolska 2023, të cilat mbahen prej 21 qershor – 2 korrik 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria shpresojnë që deri në vitin…