KOK-u shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit

04 qershor 2020 | 09:44

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do ta shënojë 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, aktivitet ky tradicional i KOK-ut.

Me këtë rast, KOK-u do ta mbjellë Pemën Olimpike 2020, e cila këtë herë do të mbillet në kopshtin përballë Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.

Krahas kësaj, pjesëmarrëse në këtë ditë do të jenë edhe komunat e Kosovës, të cilat do të mbjellin nga një pemë olimpike në kompleksin e Universitetit të Prishtinës. Një vit më parë pemë kishin mbjellë klubet sportive.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e Kryeministrit të…