KOK-u zhvillon takim me përfaqësueset e zyrës së Kosovo Erasmus+ Office

30 gusht 2022 | 10:25

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare, Rejhan Halili, kanë pritur në zyre përfaqësueset e programit Erasmus Plus në Kosovë, Mimika Dobroshi, koordinatore dhe Blerina Zjaqa, zyrtare për projekte.

Qëllimi i takimit ishte ndarja e përvojave dhe informatave në lidhje me dy projektet e fundit të fituara nga KOK-u në Bashkimin Evropian përmes programeve të Erasmus Plus.

Dy projektet e fituara nga KOK-u janë: “Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit” nën udhëheqjen e Organizates Sportive Jo Qeveritare të Evropës (ENGSO) dhe “Komiteti Olimpik i Evropës po i afrohet neutralitetit të karbonit (OCEAN)”, udhëheqëse e të cilit është zyra e Bashkimit Evropian për Komitetet Olimpike të Evropës (EOC EU).

Presidenti Krasniqi, duke i falënderuar përfaqësueset e Kosovo Erasmus+ Office për vizitën, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në projekte tjera.

Për fitimin e këtyre dy projekteve, koordinatorja Dobroshi, tha se është një e arritur shumë e madhe dhe një informatë shumë me rëndësi për institucionin e tyre, duke shtuar se ky është një shembull i mirë që mund të ndiqet edhe nga organizatat tjera joqeveritare (OJQ).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…