Kololli trimërohet pas fitore: Do ta mposhtim edhe Çekinë

14 tetor 2019 | 23:39

Benjamin Kololli është rikthyer në formacionin e Kosovës pas lëndimit dhe menjëherë i është gëzuar fitores.

Kosova sonte e mposhti Malin e Zi me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020. Kololli është i kënaqur me ketë fitore dhe ka shprehur besimin se Kosova do ta fitojë edhe ndeshjen ndaj Çekisë.

“Të gjithë lojtarët e kanë dhënë maksimumin, sepse ka qenë e rëndësishme ta fitojmë ketë lojë. Në lojë kemi qenë më të mirë se Mali i Zi. Tash duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme dhe të mendojmë ta mposhtim Çekinë. I kemi të gjitha mundësitë për ta mposhtur Çekinë. Kemi fituar njëherë, besoj se mund ta bëjmë për së dyti”, ka thënë Kololli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Vedat Muriqi shënoi njërin nga golat e Kosovës në…