Kolona në Merdar sot, më e shkurtër se dje

09 janar 2024 | 08:21

Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar bën të ditur se sot në orët e mëngjesit (07:39) nuk ka pritje të gjatë në pikat kufitare në dalje të Kosovës, me përjashtim në Merdar ku pritjet janë deri në 20 minuta.

Në të gjitha pikat tjera kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë nga 3-5 minuta.

Ditëve të fundit ka pasur kolona e pritje të gjata në pikat kufitare, ku pritjet në Merdar ka pasur raste që kanë shkuar deri në 8 orë.

Ditë më parë Policia e Kosovës ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare e të mos përqendrohen vetëm në Merdar pasi po krijohet kolona e pritje të gjata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili…