Kolona nëpër kufi, në Merdar pritje deri në 2 orë

11 gusht 2022 | 08:43

Mëngjesi i së enjtes është i qetë dhe pa pritje në shumicën prej pikë kalimeve kufitare të vendit, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Përjashtim bën vetëm pikëkalimi kufitar Merdar, ku pritjet në dalje janë deri në 2 orë, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 1 kilometër. Në hyrje pritja nuk shkon më shumë se 10 minuta.

Në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë deri në 5 minuta, ndërsa nuk raportohen kolona. Në dalje pritjet shkojnë deri në 40 minuta, ndërsa radha e automjeteve është 100 metra.

Në të gjitha pikëkalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati,…